Bayern nënshkruan me mbrojtësin e Stuttgartit

21:27 | 13 Qershor 2024
D.H

Bayern Munich ka nënshkruar me mbrojtësin japonez Hiroki Ito nga Stuttgarti.

Lajmi është bërë i ditur të enjten nga klubi gjerman, i cili ka konfirmuar se 25-vjeçari ka nënshkruar një kontratë katërvjeçare.

Për të siguruar shërbimet e Itos, Bayern ka paguar një klauzolë lirimi prej 30 milionë eurosh.

Gjatë sezonit të fundit, Ito ka luajtur njëzet e gjashtë ndeshje për Stuttgartin, duke ndihmuar ekipin të përfundonte i dyti në Bundesliga.

Përveç performancës së tij mbresëlënëse në kampionatin gjerman, mbrojtësi i majtë ka treguar aftësitë e tij edhe me vendin e tij, duke ndihmuar Japoninë të arrijë daljen nga grupi në Kupën e Azisë në fillim të këtij viti.

Me këtë transferim, Ito pritet të konkurrojë për vendin e mbrojtësit të majtë me yllin aktual të Bayern, Alphonso Davies.

Kanadezi, i cili ka edhe një vit të mbetur në kontratën e tij me klubin bavarez, është përfolur për një lëvizje te Real Madrid.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme