Bayern Munichu raportohet të ketë bërë një ofertë zyrtare për sulmuesin e Manchester Cityt, Leroy Sane.
Në fillim të kësaj jave, trajneri Niko Kovic tha se “beson” në finalizimin e marrëveshjes me reprezentuesin e Gjermanisë para se të mbyllet merkato verore të transferimeve, transmeton portali arbresh.info.
Bazuar në Bild, kampioni i Bundesligas tani ka paraqitur një ofertë për 23-vjeçarin për shkak se synojnë për të kompletuar marrëveshjen para fillimit të sezonit 2019/20.
Sane, i cili ka shënuar 16 herë dhe ka regjistruar 17 asistime brenda 47 paraqitjeve për “Qytetarët” edicionin e kaluar, ka marrëveshje me klubin në Etihad deri në verën e vitit 2021.
Trajneri i kampionit të Premierë Ligës, Pep Guardiola ka konfirmuar se një kontratë e re është në tavolinë për sulmuesin, por Bayerni mund të sjellë anësorin në Gjermani para fundit të merkatos.
Ata janë në kërkim të lojtarëve të tillë pas largimit të dyshes Arjen Robben dhe Franck Ribery./arbresh.info/
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...