Bayern Munichu është duke kërkuar shërbimet e mbrojtësit të Tottenhamit, Toby Alderweireld.
‘The Mirror’ thotë se Alderweireldit mund t’i ofrohet një rrugë largimi menjëherë nga Tottenham Hotspuri për transferim te Bayern Munichu, transmeton portali arbresh.info.
Gjiganti gjerman ka vendosur mbrojtësin qendror të “Spursve” në listën e shkurtër të zëvendësuesve të mundshëm të Jerome Boateng.
Manchester United ishte i interesuar për transferimin e Boatengut para se të mbyllej merkato e transferimeve verore në Angli javën e kaluar.
Por, ata nuk ishin në gjendje për të arritur një marrëveshje me Bayernin që kërkonte 50 milionë funta, ndërkohë që United dëshironte transferimin e tij për vetëm një sezon në formë huazimi.
Megjithatë Paris Saint Germain vazhdon të kërkoj shërbimet e 29-vjeçarit, gjë që mund të krijoj një boshllëk për një mbrojtës të ri qendror në Allianz Arena./arbresh.info/
Ancelotti bëhet trajneri më i trofeshëm në histori të Real M...
Kërkohet paraburgim ndaj të dyshuarit që shkaktoi aksident t...
Dy raste të vjedhjeve të rënda në Ferizaj, policia jep detaj...
Vidhen para e gjësende tjera në Lupq të Podujevës
Vrasje në tentativë në Gjakovë, arrestohen tre të dyshuar
Gjesti e prish festën teksa Xheneta i bënë ‘twerk’ Vullnetit