Bayern Munichu thuhet të ketë identifikuar zëvendësuesin e superyllit Robert Lewandowski.
Duket befasi por kampioni në fuqi i Bundesligas ka kthyer vëmendjen e tyre në sulmuesin e Chelseas, Alvaro Moratan, transmeton portali arbresh.info. Ish sulmuesi i Real Madridi e nisi mjaftë mirë sezonin në Stamford Bridge, por përjetoi më pas një rënie të formës dhe që nga Krishtlindjet ka realizuar vetëm një herë.
Që nga atëherë, Chelsea ka përforcuar linjën e tyre frontale duke transferuar sulmuesin Olivier Giroud dhe Bayern Munichu beson që “Blutë” mund të lejojnë spanjollin të largohet nga klubi pas vetëm një sezoni në Londër.
Gjiganti gjerman mendon që Morata do të bëhet një lojtar mjaftë i vlefshëm i skuadrës dhe mund të përshtatet në mënyrë perfekte në sistemin e Bayern Munichut.
Morata është katër vite më i ri se Robert Lewandowski dhe Bayern Munichu beson që ata mund t’i ndihmojnë atij të rikthej karrierën e tij në rrugën e duhur.
Timo Werner dhe Edinson Cavani janë gjithashtu në listë si zëvendësues të mundshëm të Lewandowskit./arbresh.info/
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...