Google ADS

Bayern Munichu i vendos çmim Arturo Vidalit

14:28 | 24 Maj 2018
Arbresh Info

Bayern Munichu është i gatshëm për të dëgjuar ofertat që shtrohet për yllin Arturo Vidal.

Pavarësisht se ka edhe një vit të mbetur në kontratën e tij, kiliani është përfolur shumë rreth një largimi gjatë verës dhe raporte të ndryshme thonë se ai dëshiron të largohet nga “Bavarezët” në mundësinë e parë, transmeton portali arbresh.info.

Drejtorët e Bayern Munichut deri tani kanë ngurruar për të shitur atë, por ‘Sport Bild’ ka mësuar që ata do të shqyrtojnë ofertat rreth 50 milionë euro.

Gjigantët në Premierë Ligë, Chelsea dhe Manchester United besohet se udhëheqin garën për shërbimet e lojtarit, ndërkohë që raportet në Itali pretendojnë gjithashtu se Napoli është duke kërkuar atë.

Pasi Leon Goretzka iu bashkua atyre nga Schalke, Bayern Munichu duket se ka vendosur për të shitur këtë verë Vidalin./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme