Google ADS

Bayern Munichu i rikthehet fitoreve (VIDEO)

17:34 | 16 Shtator 2017
Arbresh Info

Pas disfatës befasuese ndaj Hoffenheimit, Bayern Munichu i është kthyer fitoreve në Bundesliga.

Kampioni në fuqi i Gjermanisë ka mposhtur me rezultat të thellë 4 me 0 Mainzin në ndeshjen e zhvilluar në kuadër të xhiros së katërt në kampionatin gjerman, shkruan portali arbresh.info.

Superylli Robert Lewandowski realizoi dy herë (50′) (77′), ndërsa Arjen Robben (23′) dhe Thomas Muller (11′) ishin autorët e dy golave të tjerë në ndeshjen e zhvilluar në Allianz Arena.

Bayern Munichu tani qëndron në pozitën e dytë në tabelë me nëntë pikë, një më pak se lieri Hannover me 10 pikë, ndërsa Mainz qëndron në pozitën e 14-të me vetëm tri pikë./arbresh.info/

https://streamable.com/ct9uo

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme