“Bavarezët” i janë hakmerrur pasditen e sotme (e shtunë) skuadrës së TSG Hoffenheimit.
Bayern Munichu ka fituar me rezultat 5 me 2 ndeshjen si nikoqir kundër skuadrës së Hulian Nagelsmannit, nga e cila humbën dy ndeshjet e zhvilluara kundër tyre sezonin e kaluar 2016/17, shkruan portali arbresh.info.
Pas vetëm 12 minuta lojë në Allianz Arena, mysafirët ishin duke udhëhequr me rezultat 0 me 2 pas golave nga Markh Uth (3′) dhe Serge Gnabry (12′) që gjetën portën me shpejtësi pas një fillimi të furishëm.
Megjithatë, nikoqirët e tij takimi u rikthyen duke barazuar rezultatin brenda pjesës së parë. Pas golit nga Robert Lewandowski në minutën e 20′, Jerome Boateng barazoi shifrat në 2 me 2 duke shënuar në minutën e 25′ pas asistimit nga Arjen Robben.
Sulmuesi polak Robert Lewandowski asistoi në golin nga Kingsley Coman që përmbysi rezultatin për 3 me 2 në favor të skuadrës së Jupp Heynckes në minutën e 63′ të pjesës së dytë. Vetëm shtatë minuta më vonë realizoi edhe Arutro Vidal për 4 me 2 para se Sandro Wagner t’i ipte fund shpresave të mysafirëve duke shënuar për 5 me 2 në minutën e fundit të kohës së rregullt.
Bayern Munichu tani ka 50 pikë në krye të tabelës në Bundesliga me 16 pikë më shumë se Schalke në pozitën e dytë, ndërsa Hoffenheim qëndron në pozitën e nëntë me vetëm 27 pikë./arbresh.info/
Shikoni të gjitha golat e realizuar brenda ndeshjes:
https://streamable.com/hmxu2
SHBA, votohet një marrëveshje buxhetore, shmanget mbyllja e ...
Komuna e Prishtinës fton qytetarët për kujdes të shtuar në h...
Presidentja Osmani nderohet me Çmimin “Grand Excellence 2024...
Vdes një fëmijë 1-vjeçar në QKUK, ShSKUK-ja del me sqarim
“Ne të dy bashkë duhet të jemi”, Driloni bën hapin e parë dr...
Manchester City mposhtet nga Aston Villa