Bayern Munich ka fituar me rezultat 4-1 në udhëtim te Freiburgu në ndeshjen e vlefshme për javën e 28-të në Bundesliga.
Ekipi i Julen Nagelsmann ka vazhduar me sukses rrugën drejt titullin në Bundesliga, pasi ka marrë fitoren e radhës në ndeshjen ndaj Freiburgut.
Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë më të mirë dhe dominim nga Bayerni, por edhe përkundër rasteve rrjetet mbeten të paprekura.
Në pjesën e dytë, u zhvillua lojë më e mirë dhe më e hapur nga të dyja skuadrat, por Bayerni ishte më konkret duke shënuar katër herë, për dallim nga vendasit që shënuan vetëm një.
Goli i parë i ndeshjes erdhi në minutën e 58-të me anë të Leon Goreztka, i cili shënoi për 0-1, ndërsa vendasit barazuar pesë minuta më vonë me Nils Petersen.
Bavarezët arritën të kthehen në lojë duke shënuar me anë të Serge Gnabryt (73’) për 1-2, Kingsley Coman (82’), ndërsa Marcel Sabitzer (90+) vulosi rezultatin përfundimtar 1-4.
Pas kësaj fitore, Bayerni e sheh veten në pozitën e parë me 66 pikë, ndërsa Freiburgu renditet në vendin e pestë me 45 pikë.
Moti i keq në Shkodër, shumë zona pa energji elektrike, bllo...
Përurohet qendra e re e mjekësisë familjare në Mamushë
Ukraina: Raketa e re ruse arriti shpejtësinë mbi 13.000 kilo...
Aksident me vdekje në Bulqizë, makina del nga rruga
Drenusha: Kam hyrë beqare, mund edhe të dashurohem
Man United ‘kontakton’ yllin e Real Madridit – duan ta bëjnë...