Bayern Munichu është kampion i Bundesligas për sezonin 2018/19.
Gjiganti ka siguruar titullin e shtatë radhazi në kampionatin gjerman me fitoren e thellë 5 me 1 ndaj Frankfurit në xhiron e fundit, shkruan portali arbresh.info.
Pas një gare të ashpër nga Borussia Dortmundit, “Bavarezët” siguruan titullin e 29-të në historinë e tyre.
Franck Ribery dhe Arjen Robben kanë shënuar sot në paraqitjen e tyre të fundit te Bayern Munichu pas një periudhe të shkëlqyer për të dy anësorët legjendar.
Kingsley Coman, David Alaba dhe Renato Sanches ishin autorët e golave të tjerë në këtë fitore të thellë dhe vendimtare për skuadrën nën udhëheqjen e Niko Kovac ndërkohë që për mysafirët realizoi Sebastian Haller.
Nga ana tjetër, Borrussia Dortmundi fitoi 2 me 0 ndaj Borussia Monchengladbachit por mbyllin edicionin si nënkampion me dy pikë më pak se rivali i tyre./arbresh.info/
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?