Bayer Leverkusen, Borussia Dortmund, Stuttgart, janë klubet e mëdha të Bundesligës, por shpesh e kanë ndjerë forcën e plotë të muskujve të Bayern Munchen, që nga fillimi i mijëvjeçarit kanë blerë kë kanë dashur në Gjermani.
Lajmi i së martës se Stuttgart ka rënë dakord për një marrëveshje me Bajernin në vlerën e 35 milionë eurove për të shitur Benjamin Pavard në verën e vitit 2019, ishte i fundit që tregon blerjet e mëdha të Bayern Munchen gjatë dy dekadave të fundit brenda Bundesligas.
Pothuajse së paku dy herë një skuadër e Bundesligës është dorëzuar para ofertave të Bayern Munich, për të nënshkruar me lojtarin e tyre më të mirë.
Finalisti i Ligës së Kampioneve, Bayer Leverkusen, në vitin 2002 u ‘shkatërrua’ nga rivalët e tyre, ku Ze Roberto, Lucio dhe Michael Ballack erdhën në Mynih.
Po e njëjta ndodhi edhe me Borussia Dortmundinm e Jurgen Kloppit, i cili e kishte guximin dhe fitoi dy tituj të njëpasnjëshëm në Bundesliga mes viteve 2010-2012.
Mario Gotze, Mats Hummels dhe Robert Lewandowski përfundimisht u larguan nga Westfalenstadion për t’u bashkuar me Bayern Munich.
Që nga viti 2000, gjigantët gjermanë kanë shpenzuar 395 milion euro për talente vendase, duke nënshkruajnë mesatarisht me një lojtar vendor të paktën një herë brenda një sezoni.
Lukas Podolski, Mario Mandzukic, Manuel Neuer, Luiz Gustavo, Mario Gomez, Miroslav Klose dhe Joshua Kimmich janë shembujt kryesorë të nivelit të cilësisë që gjigantët bavarezë kanë marr nga rivalët e tyre.
Nënshkrimi i Pavard është pjesë e një përpjekjeje të vazhdueshme për të ringjallur një ekip që në fakt duket sikur do t’ia dorëzojë kurorën këtë vti të Borussia Dortmundit të Lucien Favre.
Arjen Robben dhe Franck Ribery janë duke përfunduar karrierën e tyre në Allianz Arena dhe klubi po punon me talente.
Oferta e madhe vjen për adoleshentin e Chelseat, Callum Hudson-Odoi.
Por edhe emrat si Leon Goretzka (23), Alphonso Davies (18), Corentin Tolisso (22), Kingsley Coman (22), Niklas Sule (21) dhe Serge Gnabry (21), tregojnë që Bayern Munichut ka bazën e ekipit për të ardhmen.
Hamza shpreh mirënjohje për gazetarët: Një media e lirë ësht...
Hovenier përfundon mandatin: Po largohem si një mik i fortë ...
KOSTT: Nuk ka mungesë të energjisë elektrike, ka vetëm ngark...
Gjendet pa shenja jetë një grua në Shtërpcë
Vrasja e Gjyljeta Ukellës, Edmond Lajçi dënohet me burgim të...
Vendoset gurthemeli i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjar...