Google ADS

Bayern Munich vazhdon me hapa të sigurt drejt titullit – mposht Heidenheimin në shtëpi

17:36 | 7 Dhjetor 2024
Q L

Bayern Munich ka shënuar fitore me rezultat 4-2 ndaj Heidenheimit në shtëpi në kuadër të javë së 13-të në elitën e futbollit gjerman.

Kërcënimi i parë serioz nga bavarezët erdhi në minutën e 15-të kur gjuajtja e Leroy Sane shkoi fare pranë shtyllës së djathtë.

Vendasit më në fund kaluan në epërsi në minutën e 18-të përmes Dayot Upamecano, i cili realizoi për 1-0 pas krosimit të Joshua Kimmich.

Bayerni pati edhe dy raste të mira në pjesën e parë me Leroy Sane dhe Alphonso Davies por nuk arriti ta gjejë golin e dytë.

Me të filluar pjesa e dytë, mysafirët shfrytëzuan një pakujdesi në mbrojtjen e Bayernit duke realizuar për 1-1 përmes Mathias Honsak në minutën e 50-të.

Sidoqoftë gëzimi i tyre nuk zgjati edhe aq shumë pasi Bayerni e gjeti edhe golin e dytë në minutën e 56-të përmes Jamal Musialas i cili shënoi për 2-1.

Bayerni nuk u ndal më kaq dhe e gjeti golin sërish, këtë herë me Leon Goretzkan i cili realizoi për 3-1 në minutën e 84-të.

Deri në përfundim të takimit mysafirët ia dolën të shënojnë edhe një gol tjetër me anë të Niklas Dorsch për 3-2, por jo mjaftueshëm për ta evituar humbjen, teksa bavarezët shënuan edhe një herë me Jamal Musialan për 4-2.

Pas kësaj fitoreje Bayerni vazhdon si lider në Bundesliga me 33 pikë të grumbulluara, gjashtë më shumë se vendi i dytë që mbahet nga Eintracht Frankfurt./Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme