Bayern Munich-u vazhdon negociatat me Inter-in për Perisic, bën ofertën e parë

15:47 | 1 Shtator 2020
Arbresh Info

Bayern Munich-u është duke u munduar ta rikthejë në skuadër sulmuesin e Inter-it, Ivan Perisic.

Kroati kaloi edicionin e kaluar huazim të “Bavarezët” me të cilët shkëlqeu duke fituar tripletën, transmeton portali arbresh.info.

Është kërkesa e trajnerit Hansi Flick, i cili dëshiron që ta këtë në skuadër Perisic-in edhe për edicionet e ardhshme.

Thuhet se gjiganti gjerman ka ofruar rreth 12 milionë euro, mirëpo Inter-i nuk do pranojë asnjë vlerë nën 15 milionë euro.

Negociatat mes dy skuadrave janë duke vazhduar, ndërsa së shpejti mund të arrihet marrëveshja./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme