Bayern Munich shpartallon Hertha Berlin, i afrohet kreut

17:21 | 19 Janar 2020
Arbresh Info

Bayern Munich ka arkëtuar tri pikë mjaftë të rëndësishme në udhëtim te Hertha Berlin, të cilën e mposhti me rezultat të thellë 0 – 4.

Në pjesën e parë të dy skuadrat kishin mundësitë e tyre, me mysafirët me të rrezikshëm, por nuk arritën të shënojnë, transmeton portali arbresh.info.

Thomas Muller ndryshoi shifrat në minutën e 60-të ndërsa në minutën e 73-të shënoi Robert Lewandowski nga penalltia, derisa pas dy minutave Thiago Alcantara trefishoi rezultatin, kurse golin e fitores e shënoi Ivan Perisic në minutën e 84-të.

Te “Bavarezët” u inkuadrua në lojë edhe kosovari Leon Dajaku në minutën e 79-të.

https://twitter.com/FCBayernEN/status/1218929159382216711

Pas kësaj fitore, Bayern ngritët në pozitën e dytë në tabelë me 36 pikë, katër me pak se lideri RB Leipzig, kurse Hertha Berlin renditët në pozitën e 14-të me 19 pikë./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme