Google ADS

Bayern Munich shkatërron Hamburgin, fiton 6 me 0

17:31 | 10 Mars 2018
Arbresh.info

Bayern Munich ka fituar me shumë lehtësi ndaj Hamburgut, duke fituar me rezultat të thellë 6 me 0.

Skuadra bavareze filloi furishëm takimin, duke shënuar qysh në minutën e tetë nëpërmjet, Franck Ribery, për rezultatin 1 me 0.

Golin e dytë dhe të tretë i shënoi sulmuesi polak, Robert Lewandowski në minutat 12 dhe 19.

Me këtë rezultat pjesa e parë përfundoi.

Në pjesën e dytë, kampioni gjerman vazhdoi dominimin total të ndeshjes, duke shënuar golin e katërtë në minutën e 55-të. Golin e shënoi Arjen Robben.

Për golin e pestë u përkujdes, francezi Ribery, i cili shënoi në minutën e 81, duke shënuar golin e tij të dytë personal.

Në minutën e 90, Lewandowski komleptoi hatrikun e tij për rezultatin 6 me 0.

Me këtë fitore, Bayerni vazhdon të prijë në renditjen tabelare me 66 pikë, pas 26 ndeshjeve, ndërsa Hamburg me humbje vazhdon të shuajë shpresat për mbetje në ligë, pasi renditet në pozitën e 17-të, me 18 pikë. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme