Alphonso Davies tanimë është vënë në shitje nga skuadra gjermane, Bayern Munich.
Pavarësisht pritjes së madhe të rikthimit të tij tek skuadra gjermane, klubi ka vendosur ta vë atë në shitje, shkruan Arbresh.info.
Edhe pse Bayern Munich, i ka dhënë lojtarit mundësinë për ta rinovuar kontratën, e cila do t’i skadojë në qershor 2025, një gjë e tillë nuk pritet të ndodhë.
Mediat spanjolle, kanë raportuar se interesim i Real Madridit, vazhdon të jetë dhe janë të gatshëm t’i shpenzojnë plot 14 milionë euro për lojtarin kanadez.
Davies pritet që këto ditë të shijojë minutat e para të sezonit me fanellën e Bayernit, apo edhe të shitet tek ndonjë skuadër e cila ofron një çmim të pëlqyeshëm për ta.
Çmimi që Bayern Munich është duke kërkuar për kartonin e 23-vjeçarin është 50 milionë euro, ndërsa ditëve në vijim pritet të përcaktohet fati i tij në karrierën e tij si futbollist profesionist. /Arbresh.info
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...