Bayern Munich ka filluar bisedimet për ta rikthyer në skuadër mesfushorin, Toni Kroos që mbron ngjyrat e Real Madrid.
Sipas Diario, gjermani është i lumtur në Madrid, por nuk ka refuzuar mundësinë e rikthimit në “Allianz Arena”, transmeton portali arbresh.info.
Qendërmesfushori ka nënshkruar kontratë të re me “Los Blancos” që e mban në skuadër deri në vitin 2023, por thuhet se “Bavarezët” do bëjnë befasinë dhe të paguajnë klauzolën prej 500 milionë euro.
Pos Bayern, edhe Manchester United e PSG janë admirues të mëdhenj të gjermanit.
30-vjeçari vazhdon të jetë në formacionin e parë për “Mbretërit” në verë të vitit 2014 duke bërë 266 paraqitje dhe shënuar 18 gola, ndërsa ka fituar tri herë Ligën e Kampionëve.
Ai iu bashkua Realit nga Bayern Munich në vitin 2014 për 30 milionë euro./arbresh.info.
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...