Bayern Munich me vështirësi mposhtë Koln, merr kreun e tabelës

17:23 | 31 Tetor 2020
Arbresh Info

Bayern Munich-u ka fituar ndeshjen e radhës duke mposhtur Koln me rezultat të ngushtë 1 – 2.

Skuadra e drejtuar nga Hansi Flick realizoi dy herë në pjesën e parë për t’i arkëtuar pikët e plota, shkruan portali arbresh.info.

Ishte Thomas Muller që në minutën e 13-të nga pika e bardhë ndryshoi shifrat, kurse Gnabry në minutat shtesë të pjesës së dytë (45+1) dyfishoi shifrat.

Golin e nderit për vendasit e realizoi Drexler në minutën e 82-të.

Pas kësaj fitore, Bayern-i merr kreun e tabelës me 15 pikë, kurse Koln renditët në vendin e 16-të me vetëm dy pikë të tubuara./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme