Bayern Munich ka konfirmuar se ka transferuar mbrojtësi francez, Benjamin Pavard, nga Stuttgart.
Gjiganti bavarez është duke e ndërruar gjeneratën e futbollistëve dhe kryesia e klubit është duke kryer një punë të jashtëzakonshëm deri më tani, dhe atë pa bërë shumë bujë në media.
Kampioni i shumëfishtë i Gjermanisë, përmes një njoftimi në faqen e tyre zyrtare të klubit, kanë konfirmuar blerjen e mbrojtësit francez, Pavard dhe se do t’iu bashkohet gjatë veres, transmeton arbresh.info.
Pavard veren e kaluar fitoi kampionatin botëror “Rusia2018” me Francën, duke qenë një nga lojtarët kyç të trajnerit, Didier Deschamps.
Talenti francez me fanellën e ish kampionit, Stuttgart, ka shkëlqyer në këto dy sezonet e fundit.
Raportohet se Bayerni ka aktivzuar klauzolën prej 35 milionë euro për ta transferuar talentin francez. /arbresh.info/
NATO trajnon trupat ushtarake ukrainase në Lituani dhe Polon...
Gjimshiti triumfon ndaj Ismajlit, Atalanta rikthehet në krye...
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë...
Llapi ndahet me stafin e trajnerëve
Kurti: Pasaporta e Kosovës në top 10 pasaportat e botës që k...
Ligje të rëndësishme rrezikojnë të kthehen në pikën zero