Kampionët e Gjermanisë urojnë kampionët e Shqipërisë. Një mesazh vërtet shumë i vecantë ka mbrritur në kutinë postare elektronike, të ekipit të sapo shpallur kampion, Kukësit.
E veçanta e kësaj letre është tek personazhi i cili e ka dërguar. Shefi ekzekutiv i Bayernit të Mynihut, Karl Heinz Rummenigge, i cili vlerëson maksimalisht suksesin e skuadrës verilindore, duke iu drejtuar Presidentit Safet Gjici dhe klubit të Kukësit për këtë arrijte historike, atë të fitimit të titullit kampion për të parën herë në historinë e tyre.
Mesazhi është i shkurtër, por tejet i rëndësishëm, pasi pas tij qëndron një emër i madh i futbollit gjerman, sic është Rummenigge i cili është edhe numri 2, në kupolën drejtuese të klubit bavarez. Letra është postuar në faqen zyrtare nga Kukësi. Kampionët e Shqipërisë, kohë më parë mori një tjetër urim special nga presidenti i Fifas Gianni Infantino.
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?