Bayern Munich i është bashkuar garës për transferimin e mbrojtësit të RB Leipzig, Dayot Upamecano.
Francezi momentalisht është një ndër mbrojtësit më të dëshiruar në Evropë me Tottenham, Arsenal dhe Barcelona të interesuar, transmeton portali arbresh.info.
Mirëpo, sipas Daily Mail edhe “Bavarezët” i janë bashkuar garës për Upamecano, vlera e të cilit prek shifrën prej 50 milionë euro.
Bayern kishte mundësinë të sheh Upamecanon në aksion në ndeshjen e djeshme, ndeshje në të cilën asnjëra nga skuadrat nuk arritën të shënojnë gol.
Francezi këtë sezon ka luajtur 17 ndeshje për klubin gjerman, duke iu ndihmuar të renditën në pozitën e dytë në tabelë.
Upamecano në “Allianz Arena” shihet si zëvendësimi i Jerome Boateng, ky i fundit është pranë kalimit të Arsenal./arbresh.info.
Maqedonci: Sulmet nga Serbia janë të mundshme derisa Radoiçi...
Drenusha nuk e lë Gjestin të fle, i shkon në shtrat me tigan...
Kurti mori pjesë në ceremoninë e fundvitit të Federatës së S...
Sherri blindon vendin e titullarit tek Cagliari, rivali i ti...
163 efektivë të arrestuar në Shqipëri, 444 punonjës policie ...
Arrestohen katër persona në Gjakovë për vjedhje identiteti d...