Bayern Munich ka kaluar në finale të DFB Pokal, pasi fitores 2-1 ndaj Eintracht Frankfurtit në gjysmëfinale.
Pas vetëm 14 minutash lojë, Ivan Perisic i kaloi Bavarezët në epërsi me një asistim të Thomas Muller.
Bayerni kishte edhe disa shanse të mira për të dyfishuar epërsinë, mirëpo që mysafirët ishin të kujdesshëm pas golit të parë të pranuar.
Pjesa e parë përfundoi me epërsinë minimale të vendasve, derisa në të dytën u shënuan edhe dy të tjerë.
Frankfurti ndryshoi sistemin e lojës së tyre, duke futur në lojë Danny da Costa në vend të Almamy Toures në minutën e 66-të.
Tre minuta më vonë, i sapo inkuadruari në lojë, Da Costa i barazoi shifrat në 1-1, duke e ngritur edhe më shumë nivelin e lojës.
Nga barazimi i tyre, Bayerni u kundërpërgjigj shumë shpejtë me anë të Robert Lewandowskit që shënoi në minutën e 74-të, e që u shërbye mjaftë mirë nga Josha Kimmich.
Frankfruti tentoi me disa zëvendësime që të barazonte sërish rezultatin, mirëpo skuadra e Hansi Flick nuk lejoi më befasi, për të kaluar kështu në finale.
E në finalen e DFB Pokal, Bavarezët do të takohet me Bayer Leverkusenin që ditën e martë e mposhti Saarbucken me rezultat 3-0 në udhëtim.
Kujtojmë se para katër ditësh, Bayerni i kishte mposhtur Farmacistët me rezultat 4-2, e që finalja pritet të jetë më e zjarrtë. /Telegrafi/
Xheneta akuzon Rovenën për fshehjen e gjësendeve të saj
Pushimi i hetimeve ndaj Bujës, Hodaj: Kishte seanca private ...
Abdixhiku: Do të investojmë 500 milionë euro për centralin m...
Chiesa thyen heshtjen pas raportimeve se është i palumtur te...
Pacolli: Këta lloj ministrash janë një rrezik i madh për sho...
Hamza: Diaspora është forca dhe potenciali, me të Kosova mun...