Google ADS

Bayern Munich e transferon lojtarin e Dortmundit

12:35 | 8 Gusht 2017
Arbresh.info

Bayern Munich po mendon se e ka gjetur çelësin e suksesit për të marrë talentet e ardhshme të Dortmundit.

Kjo pasi bavarezët po përgatiten të marrin nga Dortmund zbuluesin e talenteve të BVB, Sven Mislintat.

Kreu i Bayernit Uli Hoeness kalarguar drejtorin teknik Michael Reschke, i cili lëvizi për në Stuttgart javën e fundit, për t’u bërë drejtor sportiv në Mercedes-Benz Arena.

Kampionët gjermanë sollën ish-lojtarin Hasan Salihamidzic si drejtorin e ri sportiv, pasi nuk arritën të bindnin Philipp Lahmin pas daljes në pension.

Bavarezët do të kontaktojnë me Mislintat këto ditë për ta mbyllur një herë e mirë interesin etyre mbi talentët e rivalëve.

Të ngjashme