Bayern Munich raportohet se kishte konsideruar seriozisht për të bërë një lëvizje për sulmuesin e Chelseat, Mykhailo Mudryk, gjatë afatit kalimtar të janarit.
Sipas The Athletic, gjiganti gjerman ishte vënë në kërkim të 23-vjeçarit pas lëndimit serioz të Kingsley Coman në gju, duke marrë parasysh boshllëkun që la francezi në sulm.
Një person nga Ohri ka sulmuar një punonjës të Shërbimit të UrgjencësDeri në 400 ushtarë gjermanë pritet t’i bashkohen KFOR-itKjo uebfaqe e frikshme zbulon gjithçka që di interneti për juArion publikon këngën e re të titulluar “Loyalty”KFOR-i në patrullim përgjatë kufirit Kosovë-Serbi
Sidoqoftë, ekipi gjerman në fund vendosi që të përshpejtojë procesin e transferimit të Bryan Zaragozas nga Granada, që do të thotë se spanjolli iu bashkua atyre në huazim para se të transferohej në mënyrë të përhershme në verë, ashtu siç ishin marrë vesh dy ekipet më herët.
Mudryk ka hasur në vështirësi që prej se nënshkroi për Chelsean nga Shakhtar Donetsk për 89 milionë euro në janar të vitit të kaluar.
Reprezentuesi ukrainas ka shënuar vetëm katër gola dhe ka dhuruar katër asistime në 41 paraqitje për ekipin nga Londra veriore. Për më shumë, ai po ka probleme për të siguruar një fanellë titullari nën urdhrat e Pochettinos.
Mudryk iu bashkua Chelseat duke nënshkruar një kontratë për tetë vite e gjysmë në një kontratë që e mban atë lojtar të “Bluve të Londrës” deri në vitin 2031.
Për të siguruar shërbimet e tij, Chelsea kishte mposhtur në garë rivalin lokal Arsenalin, por paratë e majme që u shpenzuan për blerjen e tij, deri më tani nuk kanë rezultuar me sukses./Telegrafi/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...