Roberto De Zerbi do të largohet nga Brightoni pas ndeshjes së sotme (e diel) ndaj Manchester United, ka njoftuar klubi.
E ardhmja e De Zerbit ka qenë subjekt spekulimesh për disa muaj dhe Brightoni tani ka njoftuar se trajneri i tyre do të largohet të dielën pas ndeshjes së fundit të sezonit ndaj Unitedit.
44-vjeçari iu bashkua Brightonit në shtator të vitit 2022 dhe e drejtoi klubin drejt sezonit të tyre më të mirë në histori të klubit në Ligën Premier, si dhe avancuan në raundin e 1/16-tave në Ligën e Evropës.
“Roberto na ka dhuruar dy sezone të mrekullueshme në të cilat e çoi klubin në lartësi të reja, me sezonin tonë të parë në Evropë që do të jetojë gjatë në mendjen e tifozëve të Brighton”.
“Ne jemi pajtuar reciprokisht që t’i japim fund kontratës së Robertos në një kohë që i përshtatet të dy palëve, duke na lejuar neve të planifikojmë më herët për sezonin e ardhshëm, dhe duke i dhënë kohë Robertos që të konsiderojë lëvizjen e tij të ardhshme në karrierën e tij”, ka thënë shefi i Brightonit, Tony Bloom.
Pasi Brightoni njoftoi për largimin e teknikut italian, gazetari i mediumit gjerman BILD, Christian Falk, pretendoi se De Zerbi është bërë zgjedhja kryesore e Bayernit për stolin.
“Rruga për tek Bayerni është e lirë! Roberto De Zerbi është zgjedhja e parë e drejtorit sportiv Max Eberl”, kishte thënë Falk./Telegrafi/
Ministri i Jashtëm i Jordanisë do të zhvillojë bisedime me l...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 400 gjoba trafiku në 24 orët e...
Vdes një person në QKUK
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec, arrestohet ...
Predha godet një shtëpi në Mitrovicë Veriore, policia heton ...
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030