Skuadra angleze Liverpool ka mbetur pa mesfushorin ofensivë Philippe Coutinho.
Braziliani iu bashkua Barcelonës ndërsa ‘The Reds’ tani janë në kërkim të një zëvendësuesi të tij.
E duket se Jurgen Klopp e ka gjetur zëvendësimin e Coutinhos në kampionatin portugez tek Sporting Lisbona.
Fjala është për sulmuesin këmbëshpejtë Gelson Martins i cili po shkëlqen këtë edicion me Sportingun.
Martins ka arritur të shënoj nëntë gola dhe të bëjë po aq asistime në 30 ndeshjet e këtij edicioni.
Kjo ka bërë që Liverpool të shpreh interesim për transferimin e tij në Ligën Premier, përcjell Telegrafi.
Sipas medieve portugeze Martins ka një klauzolë prej 60 milionë euro dhe pa u paguar ajo Sportingu nuk e lë të lirë.
Gjithsesi Liverpooli nuk do ta ketë të thjeshtë të nënshkruajë me lojtarin pasi ka konkurrencën e Bayernit.
Kampionët aktual të Gjermanisë e shohin reprezentuesin portugez si zëvendësues të denjët të Franck Ribery
Kurti: Radoiçiq ka caktuar dy persona për të realizuar sulme...
Edmond Lajqi pranon fajësinë për vrasjen e gruas: I kërkoj f...
Plagoset me thikë 50-vjeçari shqiptar në Athinë, 4 autorët l...
Kurti komenton moscertifikimin e Listës Serbe
KG i FFK-së hap procedurë disiplinore ndaj Llapit dhe trajne...
Kurti: Prapa sulmit terrorist në Ibër Lepenc qëndron Millan ...