Bayern Munich nuk mendon ta paguajë vlerën e 120 milionë euro për të kompletuar transferimin e mesfushorit ofansiv të Barcelonës, Philippe Coutinho.
Mirëpo, gjiganti gjerman gjithashtu nuk dëshiron ta largojë brazilianin nga “Allianz Arena”, transmeton portali arbresh.info.
Sipas Mundo Deportivo, Bayern dëshiron që ta huazojë edhe për një tjetër sezon Coutinho-n me mundësi blerje, por kuptohet që edhe vlera e lojtarit të zvogëlohet.
Braziliani nisi në mënyrën më të mirë huazimin te Bayern nën urdhrat e Niko Kovac, por nuk ia ka dal të shkëlqejë nën Hans Flick.
27-vjeçari këtë sezon në fanellën e “Bavarezëve” ka bërë 32 paraqitje duke kontribuar me nëntë gola dhe tetë asistime.
Të interesuar për shërbimet e Coutinho-s mbesin Tottenham dhe Chelsea./arbresh.info.
Xheneta zbeh pëlqimin për Gjestin: Dua një partner që fjala ...
SHBA vendos veto ndaj rezolutës së OKB-së që kërkon armëpush...
Manchester United ëndërron të mposht Real Madridin për të në...
Xheneta: Nuk do t’ia lejoja partnerit tim këngëtar që femrat...
Drita mposht Suharekën
Zbulohet kolonia e koraleve më e madhe në botë/ Mbi 300 vjeç...