Bayern Munich kërkon t’i “rrëmbejë” Tottenhamit një tjetër lojtar pas Harry Kane, teksa po kërkon të përforcohet në mbrojtjësin Eric Dier.
Trajneri i Spurs, Ange Postecoglu ka formuar një dyshe solide në prapavijë me Micky van de Ven dhe Cristian Romero.
Dhe trajneri i Bayernit, Thomas Tuchel ka identifikuar një element të ri për të përforcuar mbrojtjen në janar. Me gjigantët gjermanë që kërkojnë suksesin si në Bundesliga ashtu edhe në Evropë.
Eric Dier iu dha mundësia për t’u larguar nga Londra në verë, por ai vendosi të luftonte për vendin në formacionin e skuadrës së Premier League. Edhe pse largimi i tij do të ndodhë në janar sipas të përditshmes gjermane Bild.
Një qendërmbrojtës është prioriteti i Tuchel në merkato me mbrojtësin e Chelseat Chalobah në krye të listës së dëshirave. Megjithatë te krerët e bordit drejtues të Bayernit ka shqetësim në lidhje me 24-vjeçarin.
Në pamundësi për të marë Chalobah së shpejti në “Allianz Arena” do të thotë se Dier mund të sigurohet si një zgjedhje e dytë me klubin që i beson aftësive të anglezit.
29-vjeçari nuk ka bërë asnjë paraqitje me Tottenhamin këtë sezon. Ai është grumbulluar vetëm tri herë duke u lënë në stol ndaj Sheffield United, Arsenalit dhe Lutonit./ss
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...