Bayern Munich 6 – 0 Hamburg, notat e lojtarëve

17:45 | 10 Mars 2018
Arbresh.info

Bayern Munich ka fituar me shumë lehtësi ndaj Hamburgut, duke fituar me rezultat të thellë 6 me 0.

Golat për Bayernin i shënuan Franck Ribery (8’, 81’), Robert Lewandowski (12’, 19’, 90’) dhe Arjen Robben në minutën e 55.

Lojtari i ndeshjes u shpall, mesfushori francez Franck Ribery, i cili u vlerësua me notën 9.8, por lojë të mirë zhvilloi dhe Lewa, i cili u notua me notën 9.1.

Ndërsa, lojtari më i dobët u shpall portieri i Hamburgit, Mathiena, i cili u vlerësua me notën 4.7. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme