Bayern Muncheni me një mesfushor të ri, është nga Kili

13:31 | 30 Prill 2025
A Z

Skuadra e Bayern Munchen ka siguruar një mesfushor të ri ende pa u hapur afati i transferimeve.

Bëhet fjalë për Felipe Loyola, 24-vjeçari nga Kili që luan te skuadra e Independiente në Argjentinë, shkruan Indeksonline

Loyola është një mesfushor qendror, por mund të luajë edhe në mbrojtje, në krahun e djathtë. Pothuajse tipare të njëjta sikur Joshua Kimmich.

Vlera e lojtarit në sajtin “Transfermarkt” është 6 milionë euro, por transferimi i tij te Bayern Muncheni mund të kushtojë shumë më shumë miliona.

Gjatë këtij sezoni në ligë, mesfushori ka shënuar tri gola dhe ka bërë dy asiste në 14 ndeshje.

 

Të ngjashme

Foto lajm