Barcelona mund të jetë subjekt i një sulmi të dyfishtë nga kampioni gjerman, Bayern Munchen në afatin kalimtar të verës. Sipas “Fichajes”, gjigandët bavarez po planifikojnë të bëjnë lëvizje për mbrojtësin, Sergino Dest dhe mesfushorin, Frenkie de Jong vitin e ardhshëm.
Dest ka qenë me Barçn që nga vera e vitit 2020, por nuk ka arritur të qetësohet siç pritej në klub. 21-vjeçari ka rënë veçanërisht në favorin e Xavi Hernandez, duke pasur parasysh se ai nuk ka mundur të përshtatet me ndryshimin e taktikave në regjimin e ri.
Si rezultat, katalanasit janë gati të shkarkojnë amerikanin në janar ose në afatin kalimtar të verës. Dhe, Bayern Munchen, i cili kishte pasur interes për mbrojtësin e djathtë përpara se të transferohej në Camp Nou nga Ajax, është rikthyer sërish në gjueti.
Menaxheri, Julian Negelsmann po kërkon një konkurrent për mbrojtësin aktual të djathtë, Benjamin Pavard, me një profil sulmues në mendje, duke udhëhequr ekipin gjerman në Dest.
Nga ana tjetër, Frenkie de Jong ishte në radarin e Bayern Munchen përpara se t’i bashkohej Barcelonës në vitin 2019 dhe që nga ajo kohë, ata kanë vazhduar të vëzhgojnë zhvillimin e tij.
Kampionët e Bundesligës do të humbasin Corentin Tolisson në fund të sezonit kur i skadon kontrata, ndërsa Marc Roca gjithashtu pritet të shitet në verë, duke lënë hapësira të hapura në repartin e mesfushës, të cilin ata synojnë ta mbushin me nënshkrimin e De Jong.
Ashtu si Dest, edhe holandezi e ka pasur të vështirë të përshtatet me taktikat e Xavit. Me Nico Gonzalez dhe Gavi që bëjnë zhurmë të madhe, derisa Pedri pritet që së shpejti të rikthehet në aksion, vendi i mesfushorit holandez në formaicon mund të rrezikohet./Arbresh.info
Hedhja e granatave në stacionin policor në Zveçan, Maqedonci...
Gjenden mbetje mortore në Suhodoll
Hamasi: Jemi të përkushtuar për marrëveshjen e armëpushimit ...
Çështja e emigrantëve, Hasani për ANSA-n: Të përkushtuar nda...
Hapja e fabrikës për municion, Maqedonci: Jemi koordinuar me...
Miratohet Projektligji për Lojërat Mesdhetare “Prishtina 203...