Bayern Munchen me shumë fat në shortin e hedhur për Kupën e Gjermanisë

23:47 | 7 Janar 2018
Arbresh.info

Tifozët bavarezë mund të gëzojnë. Short mjaft i lehtë për Bayern Munchen në çerekfinale të Kupës së Gjermanisë.

Kampionët e Bundesligës do të kenë përballë një skuadër që militon në Ligën e Tretë të Gjermanisë, ku aktualisht mban vendin e dytë dhe është në garë për t’u ngjitur në Bundesligën e Dytë, pikërisht Paderborn, ku dikur ka luajtur edhe Alban Meha.

Ndeshjet e këtij raundi do të zhvillohet më 6 dhe 7 shkurt. Finalja e madhe është vendosur të luhet më 19 maj. Në sfidat çerekfinale është vendosur të përdoret sistemi VAR për episodet më të rëndësishme. Ndeshjet e këtij raundi janë më një takim.

Çiftet çerekfinaliste të Kupës së Gjermanisë

Eintracht Frankfurt – Mainz

Leverkusen – Bremen

Paderborn – Bayern Munchen

Schalke – Wolfsburg

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme