Bayern Munchen konfirmon se katër lojtarë të tjerë i bashkohen Kimmich në karantinë

15:02 | 21 Nëntor 2021
Lorik Gerbeshi

Pasi u njoftua të premten se Joshua Kimmich është detyruar të karantinohet sërish pasi ra në kontakt me dikë me COVID-19, Bayern Munchen tani ka njoftuar se katër lojtarë të tjerë do t’i bashkohen atij.

“Serge Gnabry, Jamal Musiala, Eric-Maxim Choupo-Moting dhe Michaël Cuisance kanë kaluar në karantinë në konsultim me autoritetet përgjegjëse shëndetësore”, thuhet në një deklaratë të klubit të dielën.

“Ata kishin kontakte me një person në afërsi të ekipit të Bayernit, i cili kishte rezultati pozitiv në testin për Coronavirus”.

Ashtu si Kimmich, katër lojtarët tani pritet të mungojnë në ndeshjet e ardhshme kundër Dynamo Kyiv në “Champions League” dhe Arminia Bielefeld në Bundesligë.

Një raport nga “Bild” gjatë fundjavës zbuloi se Kimmich, Gnabry, Musiala, Choupo-Moting dhe Cuisance janë pesë lojtarët e vetëm në skuadrën e parë të Bayernit që ende nuk janë vaksinuar kundër Covid-19.

Lojtarët thuhet se u thirrën në bazën e klubit të enjten dhe u informuan se ata nuk do të paguhen për asnjë kohë të kaluar në karantinë.

Skuadra e Julian Negelsmann pësoi disfatë shokuese ndaj Augsburgut të premten mbrëma, e cila uli epërsinë e tyre në krye të Bundesligës në vetëm një pikë./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme