Bayern Munchen ka reaguar edhe zyrtarisht për Ronaldon

14:54 | 19 Qershor 2017
Arbresh.info

Bayern Munchen ka reaguar edhe zyrtarisht pas spekulimeve rreth Cristiano Ronaldos.

Bayerni e ka mohuar interesimin për futbollistin portugez.

“Zakonisht nuk i komentojmë thashethemet, por në këtë rast duam ta informojmë publikun se informacionet që na lidhin me Cristiano Ronaldon, janë thashetheme të pabaza”, thuhet në njoftimin për shtyp.

Ndryshe, mediat spanjolle kanë shkruar që marrëveshja mes Bayernit dhe Real Madridit për Ronaldon është afër.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme