Sipas “Kicker”, Bayern Munchen është gati të zgjasë kontratën e portierit 25-vjeçar, Alexander Nubel përtej 2025.
Kampionët e Bundesligës e shohin Nubelin si pasardhësin e Manuel Neuer, por gjasat që ata të jenë në të njëjtën skuadër janë të pakta. Bayern Munchen do të ishte i hapur për të zgjatur kontratën dhe për të mbajtur Nubel në huazim, idealisht në një klub të Champions League.
Nubel aktualisht është në huazim te skuadra e Ligue 1, AS Monaco deri në vitin 2023, por Bayern ka mundësinë ta ndërpresë atë huazim para kohe në verë nëse dëshiron ta bëjë këtë gjë.
Nëse ata gjithashtu do të zgjasin kontratën me Neuer, atëherë ka të ngjarë që Nubel të shkojë në një huazim tjetër në kërkim të minutazhës./Arbresh.info
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...