Bayern Munich është duke menduar ta aktivizojë mundësinë e blerjes për sulmuesin, Ivan Perisic nga Inter.
Thuhet se “Neurazurët” kanë besimin se gjiganti gjerman do ta blejë kroatin, andaj e lejuan ta huazojë, transmeton portali arbresh.info.
Inter nuk ka ndonjë plan për Perisic, ndërsa trajneri i Bayernit, Hansi Flick është admirues i madh i 31-vjeçarit.
Transferimi do të kushtojë 20 milionë euro, çmim i cili është më i lirë në krahasim me blerjen e Philippe Coutinhos nga Barcelona që kushton 120 milionë euro.
“Bavarezët” shpresojnë që Perisic të shërohet nga lëndimi se shpejti dhe pasi të zhvillojë disa ndeshje do japin vendimin përfundimtar./arbresh.info.
Guardiola tregon se a do të përforcohen gjatë afatit kalimta...
Dështon “premtimi” për 30 autobusë të rinj në vitin 2024, sh...
Çfarë dihet deri më tani për sulmin në Magdeburg?
Në dy raste të ndara policia arreston dy persona për armëmba...
Monitorim 24 orë me kamera për ujësjellësit, Balluku: Rritje...
Shfaqen grafite me simbolin serb në veri