Google ADS

Bayern me përmbysje merr një barazim ndaj RB Leipzig

20:36 | 30 Shtator 2023
Orgesa Haziri

Bayern Munich “luftoi” për tu rikthyer në ndeshje pasi ishte duke humbur me dy gola, për të rrëmbyer një barazim ndaj rivalit për titull të Bundesligës, RB Leipzig.

Plani i Leipzigut ishte i qartë që nga fillimi, goditi Bayernin me kundërsulme, pasi ata patën zotërimin e topit.

Ndërsa Bayern kishte pjesën më të madhe të topit në pjesën e parë, ato u dënuan nga një kundërvënie e shpejtë e goditur nga Loïs Openda për t’i dhënë epërsinë nikoqirëve.

Avantazhi i tyre u dyfishua vetëm gjashtë minuta më vonë kur Castello Lukeba shënoi me një goditje nga këndi.

Por, Harry Kane zvogëloi epërsinë e Leipzigut.

Turma vendase mbeti e shtangur në 20 minutat e fundit kur Bayern tregoi aftësitë e veta në kundërsulm, duke barazuar rezultatin me anë të Leroy Sane.

Barazimi dramatik e sheh Bayernin që ta mbyllë ditën në vendin e tretë në Bundesligë , duke u ulur pas Bayer Leverkusen dhe VfB Stuttgart./Arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme