Bayern ia merr Bayernit një yll?

12:27 | 4 Maj 2017
Arbresh.info

Alexis Sanchez te Bayern Munich? Ky transferim mund të realizohet gjatë verës, pasi që klubi bavarez ka shtuar interesimin për sulmuesin kilian.

The Sun zbulon fakte të reja interesante për sa i përket të ardhmes së Sanchez. Sipas tabloidit anglez, menaxheri i sulmuesit, Fernando Felicevich, javën e kaluar është takuar me drejtues të Bayern Munichut, për kalimin e mundshëm të lojtarit në Allianz Arena.

Raportet mes dy klubeve janë shumë të mira dhe kjo mund të lehtësojë që bisedimet të shkojnë në rrugën e duhur dhe Sanchez nga sezoni i ardhshëm të bartë fanellën e skuadrës gjermane.

Për yllin e Arsenalit interesohen edhe shumë skuadra tjera, përfshirë këtu Manchester Cityn dhe Paris Saint-Germain.

alexis-sanchez

Të ngjashme