Bayern i kishte propozuar Cityt shkëmbimin Alaba – Sane, austriaku prishi gjithçka

18:25 | 26 Mars 2020
Arbresh Info

Ylli i Manchester Cityt, Leroy Sane ishte shumë afër për tu transferuar në “Allianz Arena” në shkëmbim me mbrojtësin, David Alaba.

Sane nuk ka qenë në formacionin e parë për Cityn qysh nga vera e kaluar në përballjen ndaj Liverpool, ku pësoi lëndim në ligamente, transmeton portali arbresh.info.

“Bavarezët” gjatë verës e donin me patjetër Sanen dhe raportimet e Bild thonë se Bayern ka propozuar shkëmbimin Alaba – Sana.

Kjo ide i ka pëlqyer trajnerit, Pep Guardiola i cili ka punuar tri vite me austriakun sa ishte në stolin e Bayernit, andaj e ka pranuar ofertën.

Mirëpo, gjithçka u prish nga Alaba dhe agjenti, Pini Zahavi sepse lojtari preferon të transferohet në La Liga.

Thuhet se Real Madrid dhe Barcelona janë duke monitoruar situatën e të dy lojtarëve./arbesh.info.

Të ngjashme