Llapi ka filluar përgatitjet për edicionin pranveror, ku po stërviten me intensitet të lartë për tu përgatitur sa më mirë për vazhdimin e kampionatit.
Bardhekaltrit janë futur në garë për titull, pasi edicionin vjeshtor e mbyllën në pozitën e katërt me 29 pikë, gjashtë më pak se Gjilani i vendit të parë.
Skuadra e Batatinës i ka kryer stërvitjet më ndryshe se herave të tjera, pasi ekipi është ndarë në dy grupe, ku kanë stërvitur të ndarë nga njëri-tjetri.
Në një intervistë për “Gazeta Olle”, kryetrajneri i Llapit, Tahir Batatina tregon pse e aplikoi këtë metodë të stërvitjes, dhe flet edhe në lidhje me transferimet e reja të klubit.
“Po, ne kemi menduar që lojtarët të cilët i kemi nga Prishtina dhe vendet tjera më larg që të mos udhëtojnë sepse stërvitja dy herë ne ditë nese nuk ka pushimin e duhur brenda periudhës së saj nuk ka efekt, kështu që ne nuk e kemi pasur problem per këto pesë dit të punojmë në këtë formë sepse jemi katër trejnerë në shtab teknik dhe kemi qenë bashk me futbollistët në të dyja grupet.
“Suksesi padyshim qe vie nga puna. Nga sot deri ditën e mërkurë i rikthehemi fushës në Dumosh dhe aty do punojmë maksimalisht para së të udhetojmë për në Antalya, aty ku kemi te gjitha kushtet per punë”, tha fillimisht Batatina.
Tutje, kryetrajneri i Llapit flet edhe për transferimet e reja, ku në këtë afat kalimtar i dha hapësirë prurjes së talentëve premtues.
“Po mendoj që këtë afat kalimtar e kam pasur më së lehti të mendoj për grupin e futbollistëve pershkak se transferimet kryesore i kemi kryer në verë dhe tashmë kemi mbajtur të gjithë futbollistët përfshirë dy apo tre që pritet të huazohen në ndonjë klub përshkak të minutazhës. Transferimet janë ambientuar shumë mirë, si Olti Mehmeti ashtu edhe Ismet Hamdiu, të cilët na kan bërë me dije neve si shtab teknik që janë të etur për të luajtur dhe për të treguar cilësitë e tyre.”
Krejt në fund, tekniku llapjan thotë se ekipi i tij është i kompletuar në çdo repart dhe të gatshëm për pranverë.
“Ne si klub jemi të qetë nuk kërkojmë me ngulm ndonjë transferim tjetër dhe mendoj që vetëm nëse gjejmë ndonjë lojtar që bën dallimin në ligën tonë do ta marrim, përndryshe ne jemi të kompletuar në çdo repart dhe të gatshëm për pranverë”, përfundoi Batatina për Olle.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...