Trajneri i Llapit, Tahir Batatina ka mbajtur gjatë ditës së sotme (e premte) një takim me drejtorin sportiv të klubit të njohur çek, Slavia Praga, Jiri Bilek, ku është folur për interesimin që kanë ata për tre futbollistë të klubit nga Podujeva, por edhe bashkëpunimin mes dy klubeve në të ardhmen.
Drejtuesit e Llapit dhe në veçanti trajneri Batatina po punojnë fuqishëm në ngritjen e klubit llapjan në nivelet më të larta.
Pas luftës për titull që po bëjnë këtë sezon, Llapi synon gjithashtu të jetë ‘derë e hapur’ për shitjen e futbollistëve në klubet evropiane.
Për të bërë të mundur këtë, faqja zyrtare e Llapit ka njoftuar se trajneri Batatina është takuar me drejtorin sportiv të Slavia Pragës dhe disa menaxher futbollistësh.
“Kryetrajneri i ekipit tonë, Tahir Batatina gjatë ditës së sotme ka zhvilluar një takim me Jiri Bilek, Drejtor Sportiv i Slavia Pragë, Milan Martinovič, menaxher ndërkombëtar kroat si dhe Agim Saraçi, menaxher shqiptar në Çeki ku ka diskutuar detaje rreth bashkëpunimit mes Slavia Pragë dhe KF Llapi”.
“Ndër të tjerash, sipas Batatinës në këtë takim u konfirmua se klubi Slavia Praga është e interesuar për tre futbollistë të klubit tonë dhe do vijoj interesimin edhe për futbollistë tjerë gjatë muajve në vijim që më pas të arrihet edhe ndonjë marrëveshje finale”.
“Në fund palët u dakorduan që kryetrajneri Batatina të udhëtoj pas përfundimit të kampionatit për vizitë tek Slavia Pragë që të diskutohen detaje edhe më të rëndësishme të bashkëpunimit”, thuhet në njoftimin e Llapit. /Telegrafi/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...