Trajneri i Llapit, Tahir Batatina, sot në ndeshje ndaj Drenicës u ka dhënë hapësirë disa lojtarëve të rinj dhe ai thotë se janë paraqitur mirë, edhe pse pësuan humbje.
Batatina ka shtuar se fokusi do të jetë në ndeshjen e ardhshme dhe në finalen e Kupës së Kosovës.
“Tërë javën kemi punuar që t’u japim hapësirë këtyre djemve dhe të marrim një pikë për të siguruar Evropën. Kam rrezikuar duke ua dhënë rastin, pasi na duhet një pikë”.
“Nga një gabim, nga një ndërprerje, erdhi goli. Por ky është futbolli. Do të bëjmë maksimumin në ndeshjen ndaj Gjilanit. Do të mundohemi të arkëtojmë pikët e plota”.
“Për ne e rëndësishme është Kupa e Kosovës, finalja e madhe. Jemi munduar t’u japim hapësirë djemve. Performuan mirë, ndonëse nuk fituam. Djemtë e kanë bërë maksimumin. Tani mendojmë për ndeshjen e ardhshme”, ka thënë Batatina.
AUV në pritje të rezultateve për mandarinat e importuara nga...
E akuzoi se ka pëlqim ndaj tij, Gresa shpërthen në lot nga X...
Grupi “Shkodra Elektronike” me një falënderim të veçantë për...
Haziri në 35-vjetorin e LDK-së: Kjo familje e Rugovës ia dha...
Isak, objektiv i gjigantit francez
Eskalon situata mes Xuxit dhe Gresës, e lagin njëri-tjetrin ...