Batatina: Nuk kam nevojë për 30 mijë ose 50 mijë Euro

23:17 | 22 Prill 2018
Arbresh.info

Krye trajneri i Llapit Tahir Batatina sërish është deklaruar për media lidhur me spekulimet e lëshuara në media se takimi i sotëm i ekipit të mëtij më Dritën ka qenë i kurdisur.Drita fitoi me rezultat 3:1 në Podujevë, në një ndeshje shumë kundërthënëse, që zgjati më shumë se dy orë.

Gjatë ndeshjes dhe pas përfundimit të saj Batatina ka qenë në shënjestër të kritikës, posaçërisht të faqeve të ndryshme të tifozëve dhe kritikave tjera në rrjete sociale.

Batatina, i cili pas ndeshjes pohoi se pikërisht “portalet bashkë me Genc Nuzën (gjyqtarin kryesor) e prishën derbin”, ishte edhe më i ashpër në deklaratën e tij dhënë në emisionin Sporti Total në Kohavision.

“Njerëzit duhet ta dinë fillimisht që nuk mund të shkarkojë dikush dikë brenda natës dhe kur ti teket sepse KF Llapi sot është shoqëri aksionare dhe ka rregulla se si merren vendimet. Dikush duhet të merret me portalin IndeksOnline dhe unë do të kërkoj nga Policia e Kosovës dhe prokuroria që të kryejnë punë ne tyre, të vërtetojnë telefonatat e mia dhe të kryetarit të klubit Nexhat Dumnica dhe nëse del që nuk ka asnjë shenjë për kurdisje të ndeshjes, të merren veprime ndaj portalit.

Tahir Batatina nuk ka nevojë për 30 mijë ose 50 mijë Euro, këtë ta keni të qartë”.Bajatina, i cili është edhe një prej aksionarëve në klub, ka pohuar se KF Llapi aksionarëve të vet i kushton mbi 300 mijë Euro në vit dhe nuk do të lejojë që puna e itjdhe kolegëve të hedhet poshtë nga portalet ose faqet e rrjeteve sociale.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme