Protestat e shumta e trajnerit të Llapit pas humbje nga Prishtina i kushtuan Tahir Batatinës me inicim disiplinor.
Komisioni i Garave i Superligës, Ligës së Parë dhe Superligës U21, në mbledhjen e mbajtur me 03.09.2024, ka diskutuar për regjistrimin e ndeshjeve të zhvilluara të xhiros së katërt të Albi Mall Superligës dhe xhiros së tretë të Raiffeisen Ligës së Parë Grupi A dhe B në futboll për edicionin 2024/2025.
Pas shqyrtimit komplet të materialit të siguruar nga zyrtarët e ndeshjeve, bazuar në nenin 70 të Rregullores së Garave, si dhe dispozitave të Rregullores Disiplinore, mori vendim për inicimin e disiplinor nga të parit të Llapit, përcjell Arbresh.info.
“Ndaj kryetrajnerit të KF ”Llapi”, Tahir Batatina nr ID 01144M77. Motivi: Pas përfundimit të ndeshjes është vërsulur disa herë në drejtimin të gjyqtarit kryesor dhe të kolegëve të tij në mesin e fushës, duke përdorur gjuhë vulgare ofenduese dhe kërcënuese, pastaj duke shkuar në drejtim të bankinës bie në provokimin e shikuesve të cilëve ju tregon gishtin e mesit të dorës, i fyen shikuesit e pranishëm duke provokuar një eskalim të mundshëm të masës. Për këto sjellje jo sportive dhe vullgare ndëshkohet me karton të kuq direkt. I njëjti pas ndëshkimit ka tentuar ta sulmojë fizikisht gjyqtarin kryesor por falë intervenimit të policisë është evituar sulmi. Po ashtu edhe në tunelin e stadiumit dukshëm i frustruar ka tentuar ta sulmojë fizikisht gjyqtarin por sërish është penguar nga policia. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes, Genc Nuza dhe xhirimit televiziv në ndeshjen Prishtina – Llapi”, shkruhet në njoftimin e lëshuar në faqen zyrtare të FFK-së.
Prishtina e mposhti Llapin me rezultat 3-2 në ndeshjen e luajtur në stadiumin “Fadil Vokrri”./Arbresh.info
Gjesti krijon momente magjike në oborrin e BBVK3, në orën 4 ...
“Krishtlindja këtë vit nisi me një mrekulli të vogël”, Rama ...
Bombardimet pakistaneze në Afganistan vrasin 46 persona
Aksident i rëndë në fshatin Dobërçan, katër persona dërgohen...
Serbia ia refuzon Sveçlës kërkesën për vizitë në Luginë, MPJ...
Reduktimet e rrymës, reagon Daut Haradinaj: Hajnia me GEN-in...