Trajneri Tahir Batatina mendon se Kombëtarja e Kosovës ka lojtarë të mjaftueshëm për të synuar rezultate pozitive dhe se nuk ka nevojë të kërkojë lojtarë të tjerë.
Dardanët së fundmi u bënë me trajner të ri pasi Federata e Futbollit të Kosovës në krye të Kombëtares e emëroi gjermanin Franco Foda, shkruan “Gazeta Express”.
E trajneri i Llapit, i cili ishte shprehur i gatshëm për t’i marrë në dorë Verdhekaltrit, e ka dhënë opinionin e tij përmes një statusi në rrjetet sociale, duke insistuar se Kosova ka lojtarë të bollshëm në pozita të ndryshme, duke insistuar se s’ka nevojë të kërkohen sulmues dhe qendërmbrojtës pasi ata tashmë veçse janë në ekipin kombëtar.
Natyrisht, në mesin e lojtarëve të përmendur nga ai, nuk mungojnë ata të Llapit, të cilët janë në super-formë.
Më poshtë mund ta lexoni postimin e trajnerit Tahir Batatina, të bërë në “Facebook”.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...