Trajneri i Llapit, Tahir Batatina, e ka kritikuar ndarjen e drejtësisë në ndeshjen, të cilën skuadra e tij e humbi si mysafir i Feronikelit.
Në sfidën e zhvilluar në stadiumin “Rexhep Rexhepi”, vendasit realizuan dy herë përmes Mevlan Zekës nga penalltia, ndërsa një gol për mysafirët e shënoi Ersil Ymeri.
Gjatë komentimit të ndeshjes për mikrofonat e SuperSport, Batatina nuk ishte i kënaqur me gjyqtarët e takimit.
Ai ka thënë se të zgjedhurit e tij e dominuan sfidën, porse skuadra e tij u dëmtua në këtë ndeshje me penalltitë e akorduara.
Batatina ka thënë se kundërshtari nuk ishte më i fortë se ekipi i tij, megjithatë ia ka uruar fitoren.
Pas kësaj humbjeje, Llapi mban vendin e gjashtë në tabelë me 37 pikë, kurse Feronikeli pozicionohet një vend më lart me gjashtë pikë më shumë.
Arsenali e ka gjetur tek Bayern Munich lojtarin i cili mund ...
Libani dëbon rreth 70 oficerë dhe ushtarë sirianë
Supa e cila eliminon helmet dhe yndyrat nga trupi: Racion i ...
Për herë të parë, ShBA furnizon Ukrainën me gaz amerikan
Murtaja afrikane/ Autoriteti i Veterinarisë asgjëson sipas p...
Si ndikon gjumi në sistemin imunitar?