Ish-mesfushori i Bayernit të Mynihut dhe Manchester Unitedit, Bastian Schweinsteiger përfundoi karrierën e tij në moshën 35-vjeçare
Mesfushori gjerman Bastian Schweinsteiger i dha fund karrierës së tij në futboll në moshën 35-vjeçare.
Fituesi i Kupës Botërore 2014 me përfaqësuesen e Gjermanisë, vendimin e tij e bëri publik në mediat sociale të martën vonë.
“Duke thënë lamtumirë si një lojtar aktiv më bënë të ndjehem pak nostalgjik, por unë gjithashtu i gëzohem sfidave që më presin së shpejti”, u shpreh ai në Twitter.
“Do t’i qëndroj besnik futbollit. Shumë, shumë faleminderit për kohën që kemi kaluar së bashku, çdo herë do të keni vend në zemrën time”, theksoi ai.
Schweinsteiger regjistroi 500 paraqitje për klubin e Bundesligës, Bayern Mynih midis 2002 dhe 2015, me 68 gola dhe 100 asiste.
Ai arriti të fitojë 8 tituj të Bundesligës dhe 7 Kupa të Gjermanisë me Bayernin, së bashku me titullin e Ligës së Kampionëve në vitin 2013.
Schweinsteiger kaloi në Premier Ligë, tek Manchester United në 2015, duke shënuar dy gola në 35 ndeshje.
Pas largimit nga klubi anglez, Schweinsteiger nënshkroi kontratë me klubin e ligës amerikane MLS, Chicago Fire në mars 2017.
Ai ndihmoi klubin të arrijë në “play-off” në vitin 2017 dhe u zgjodh lojtar i sezonit në Chicago Fire në vitin 2018.
Në karrierën e tij të pasur, Schweinsteiger ishte pjesë vitale e përfaqësuese gjermane, ku debutoi në vitin 2004, me 24 gola të shënuar në 121 ndeshje./AA
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...