Google ADS

Basketbollistja kosovare, Astera Tuhina ka bërë një hap të madh në karrierën e saj

11:03 | 18 Nëntor 2021
Lorik Gerbeshi

Basketbollistja e talentuar kosovare, Astera Tuhina, njëherit bursiste e Komitetit Olimpik të Kosovës si “Shpresa Olimpike 2021”, ka bërë një hap të madh në karrierën e saj.

17-vjeçarja ka nënshkruar kontratë me Washington State Cougars në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ajo është bërë basketbollistja e parë nga Kosova që do të garojë në NCAA Divizion 1, ndërsa deri tani është aktivizuar për Deportivo Promete në Spanjë.

Astera është pjesë e Përfaqësueses A të Kosovës, si dhe grupmoshave të reja./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme