Ish basketbollisti i disa skuadrave kosovare, Gerti Shima ka treguar në rrjetet sociale një eksperiencë të tmerrshme që i ka ndodhur sot.
Në grumbullimin e kombëtares shqiptare për ndeshjet parakualifikuese, Shima ka thënë sot se i janë mbyllur dyert e palestrës “Feti Borova”, shkruan GazetaOlle.
Shima që më parë ka luajtur te skuadrat, Prishtina, Peja e Bashkimi në Kosovë, shkruan:
Nuk mund ta le pa shprehur se vitet e fundit, deshira per te qene pjese e ekipit Kombetar dhe per te dhene kontributin tim (qe duan apo sduan disa persona eshte jashtezakonisht i madh ne barazvlere me
Kushtet e krijura) ka qene minimale,per te mos thene inekzistente.
Gjithsesi, nisur nga pasioni i madh dhe dashuria e pakufi per kete sport, kam vijuar ne menyre vullnetare dhe jo vetem une por dhe shoket e ekipit, te japim kontributin tone.
Serish ky vit ka qene me nje pikepyetje me te madhe nese duhet te terhiqem apo te jem ende prezent edhe si Kapiten i Ekipit Kombetar, pasi personalisht e shoh konsumim fizik dhe mendor. Pervec problemit madhor qe ekipi kombetar i basketbollit Shqipetar, cdo vit nuk perbehet nga i njejti grup lojtaresh dhe kjo shprehet ne veshtiresi te konsiderueshme per te gjithe skuadren, SoT sikurse fiks dhe 2 vite me perpara, perballemi me ndalimin ne hyrjen e salles sportive “Feti Borova”. E vetmja rruge e jona — stervitja me intesitet dy here ne dite, per te perfaqesuar sadopak denjesisht ekipin tone kombetar, na mohohet ne menyre te turpshme!
Pra, salla sportive “Feti Borova” nuk sherben per stervitjen normale te Ekipit Kombetar te Basketbollit, dhe mua nuk me interesojme arsyet pasi faji bie me te gjithe organizatoret !
Une jam sportist dhe sot ne 2019 nuk mund ta konceptoj te me ndalohet te stervitem bashke me shoket e skuadres ne nje salle sportive, per perfaqesimin e Shqiperise ne kompeticione te ndryshme.
Sigurisht, ky status eshte nje indinjim kaq i madh dhe nje ofendim i jashtezakonshme qe perseritet per mua, trajnerin dhe gjithe djemte e ekipit kombetar!
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...