Basketbollistët e Kosovës vazhdojnë përgatitjet, Artis do t’u bashkohet të hënën

12:09 | 3 Korrik 2023
A Z

Basketbollistët e Kosovës po vazhdojnë me përgatitje për garat evropiane. Nga dita e sotme kanë filluar dy herë në ditë, në mëngjes dhe mbrëmje nën udhëheqjen e trajnerit Rami Hadar.

Atmosfera te Dardanët është shumë e mirë dhe lojtarët po japin maksimumin.

Dominic Artis do të arrijë sonte vonë dhe i bashkohet ekipit të hënën në stërvitje, kurse Mikaile Tmusiq ka munguar dy ditët e para me leje për arsye familjare.

Ndërkohë, të dielën pasdite Musab Mala ka stërvitur veçmas, kurse Shëndrit Llapi, nuk ka stërvitur në mbrëmje, por të dy priten të jenë të gatshëm në ditët e ardhshme.

Dardanët janë në grup me Zvicrën dhe Danimarkën, në Rrethin e Tretë Parakualifikues për Eurobasket 2025.

Sfida e parë për Dardanët është më 19 korrik në Prizren kundër Zvicrës. Më 26 korrik do të jenë mysafirë të Danimarkës dhe tri ditë më vonë ndaj Zvicrës. Përballja e fundit është ndaj Danimarkës më 5 gusht në Prizren.

Të ngjashme