Kosova (meshkujt) ka pësuar humbje nga Bullgaria me rezultat 53:96 (17:22, 6:31, 17:30, 13:13), në turneun e FIBA YDF-së që po zhvillohet në Therandë.
Çereku i parë i ndeshjes ishte i barabartë deri në fund të kësaj pjese, kur mysafirët ishin paksa më të mirë, duke e fituar 17:22. Por, skuadra bullgare ishte shumë më e mirë në periudhën e dytë, që e fitoi 6:31, duke shkuar në pushim me rezultat 23:53.
Basketbollistët e Bullgarisë nuk u ndalën as në periodën e tretë, ku rezultati pas 30 minutash në semafor ishte 40:83. Dhjetë minutat e fundit ishin formale, ku Bullgaria fitoi 53:96.
Kosova ka dy fitore e një humbje./Arbresh.info
Katari pezullon rolin ndërmjetësues për luftën në Gazë
Burimi planifikon që pas BBVK të punojë kamarier
PSG merr një fitore solide në udhëtim ndaj Angers
Las Vegasi mbulohet nga bora, qytetarët thonë se nuk kanë pa...
NATO i përgjigjet vendosjes së trupave të Koresë së Veriut n...
“T’ua humbim buxhetin djemve”, Gresa ia tregon planin Sarës